Ekskluzive, Nafiu vazhdon karrierën në elitën e futbollit rumun

Valmir Nafiu edhe përfundimisht karrierën e tij do ta vazhdojë në Rumani, te skuadra e Voluntari, që luan në elitën e futbollit rumun, njofton “infOSport.mk”.

Nafiu ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, duke ju dhënë fund spekullimeve rreth të ardhmes së tij.

“Jam shumë i lumtur që sërish vazhdojë karrierën jashtë vendit. Voluntari ka një kohë më të gjatë që më percjellë, ndërsa pas disa bisedimeve intenzive në fund vendosa të pranojë ofertën e tyre. Shpresoj të arrijmë objektivat e drejtuesve të klubit që sezonin e ri pretendojnë shumë më shumë se sezonin e kaluar” – u shpreh enkas për infOSport.mk”, Valmir Nafiu.

Sezonin e kaluar Voluntari e mbylli në pozitën e 6-të në garat e “play-off” për pjesën e sipërme të tabelës, ndërsa këtë vit drejtuesit e saj pretendojnë të bëjnë një hap më lartë dhe të jenë ndër skuadrat që do të kërkojnë një vend për në garat europiane, ndërsa më së miri për këtë flasin edhe përforcimet e bëra gjatë këtij afati kalimtarë, ku përveç Nafiut, kanë arritur që të angazhojnë plotë  14 futbollistë të tjerë, emrat e të cilëve mund ti lexoni më poshtë.

 

TRANSFERIMET E BËRA NGA VOLUNTARI:
VIRGIL DRĂGHIA- (portier – Juventus București,)
RICARDO JOSE VEIGA VARZIM MIRANDA- (Mbrojtës i djathtë – Gil Vicente, Portugali)
BOGDAN SZIJJ-(mbrojtës krahu- CSM Reșița)
ËALLACE ALVES DA SILVA-(qendërmbrojtës – Juventus București)
IVAN ZGRABLIC-( qendërmbrojtës –  Istra, Kroaci)
ALFONSO ARTABE MECA-( qendërmbrojtës – Ermis Aradippou, Qipro)
ALEXANDRU VLAD-(mbrojtës i majtë –  CFR Cluj)
VLAD MIHALCEA-(mesfushor qendror –  FCSB)
IVAN SESAR-( mesfushor qendror –  Juventus București)
ABDELHAK BELAHMEUR-( mesfushor qendror – US Avranches)
EDUARD CĂLIN-( mesfushor qendror -, Tarxien Rainboës)
ALEXANDRU CIUCUR-(mesfushor i djathtë – Poli Timișoara)
AISSA BILAL – (Mesfushor – Angers, Francë)
RICHARD GADZE (sulmues – IK Zira – Azerbajxhan)

Leave a Reply