Struga Trim Lum sot miqësore ndaj Teteksit

Struga Trim Lum gjatë ditës së sotme do të zhvillojë miqësoren e parë në kuadër të fazës së përgatitjeve për sezonin e ri në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”. Kundërshtarë i skuadrës strugane do të jetë Teteksi, ndërsa ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Strugë me fillim në ora 17:30.

Trajnerët e të dyja skuadrave në këtë ndeshje pritet që të ju japin shansin të gjitha futbollistëve që kanë në dispozicion, përfshirë këtu edhe emrat e rinj që kanë angazhuar gjatë këtij afati kalimtarë të verës.

Kështu te Struga Trim Lum pritet të luajnë Nijaz Lena, Altin Lloga, Aleksandar Dalçeski dhe Valentin Koçoski, teksa te Teteksi, Nikolla Gjorgjievski, Bashkim Lama, Stefan Kocev dhe Filip Krstevski.

 

Leave a Reply