“Carabao Cup”: Eliminohen herët Arsenali, Çelzi dhe Totenhami, vazhdojnë tutje Siti dhe Liverpulli

Tre skuadrat londineze, Arsenali, Totenhami dhe Çelzi janë eliminuar që në fazën e 1/16-tës së finales nga “Carabao Cup” në Angli, shkruan “infOSport.mk”.

Arsenali që po shkëlqen në Premierligë, u mund nga Brajtoni (1:3) në Emirates Stadium në Angli, derisa Çelzi u mposht nga Mançester Siti me shifrat 2:0.

Për “pasanikët” realizuan Mahrez dhe Alvarez, derisa me po të njëjtin rezultat Notingham Foresti mposhti Totenhamin.

Për dallim nga Arsenali, Çelzi dhe Totenhami, skuadra e Liverpullit dhe Njukasëll Junajtedi kaluan tutje vetëm përmes ruletit të penaltive, njëjtë sikurse edhe Sauthemptoni dhe Blekbërni, skuadër kjo që e eliminoi skuadrën e Uest Hamit.

Një vend për 1/8 e finales ka siguruar edhe Vulverhemptoni, që mundi Lids Junajtedin me rezultatin minimal 1:0. (infOSport.mk)

Leave a Reply