Futsal Shkupi nuk njeh kundërshtarë

Futsal Shkupi nuk njeh kundërshtarë. Skuadra nga Çairi në derbi ndeshjen e javës së 17-të në elitën e futsalit vendor si vendas me rezultatin 4:1 mundi ekipin e Astibos, njofton ‘infOSport.mk’.

‘Bardhekaltërit’ nga Çairi fitoren e tyre të 16-të e siguruan që në pjesën e parë, kur i shënuan që të 4 golat. Ishte Ivan Sotirovski ai i cili hapi serinë e golave që në minutën e 8-të, ndërsa vetëm një minutë më pas Nikolla Dimovski shënoi për 2:0. Nuk vonoi shumë dhe Sotirovski u aktivizua sërish, kësaj rradhe me golin e dytë personal të shënuar në minutën e 12-të, teksa Rexhep Sulejmani në minutën e 16-të shënoi për 4:0.

Ishte ky rezultati i pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë, edhe përkundër rasteve të shumta të besuarit e trajnerit Zoran Lekiq nuk arritën që të shënojnë në rrjetën kundërshtare. Megjithatë në mungesë të një goli të 5-të në rrjetën e Astibos, Nikolla Dimovski gjatë pjesës së dytë shënoi në rrjetën e gabuar, duke bërë që në fund rezultati përfundimtarë i ndeshjes të jetë 4:1 në favor të Futsal Shkupit.

Skuadra nga Çairi në këtë mënyrë vazhdon të kryesojë renditjen me 48 pikë, 7 më shumë se Velesi, që të shtunën do të mirëpret Shkëndijën.

Leave a Reply