Kampionët ndajnë dhimbjen me familjet e goditura nga tragjedia

Tragjedia me autobusin në autostradën Shkup-Tetovë që përfshiu 13 viktima dhe shumë tjerë të lënduar ka prekur edhe skuadrën kampione të vendit, Shkëndijën. Kuqezinjtë përmes rrjeteve sociale kanë shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.

“KF Shkëndija ndan dhimbjen me familjet e goditura nga tragjedia e sotme në aksidentin e autobusit. Ngushllimet më të përzemërta për familjet që humbën të dashurit e tyre, ndërsa lutjet tona për shërim të shpejtë shkojnë për gjithë të lënduarit në këtë fatkeqësi komunikacioni”, shkruhet në komunikatën e shkurtë të KF Shkëndija.

KF Shkëndija ndan dhimbjen me familjet e goditura nga tragjedia e sotme në aksidentin e autobusit. Ngushllimet më të…

Публикувахте от KF Shkëndija в Сряда, 13 февруари 2019 г.

Leave a Reply