Ndërpritet ndeshja e ligës së tretë, Aerodrom-Bashkimi!

Ndeshja e javës së 15-të në Ligën e tretë – Veri midis Aerodromit dhe Bashkimit nga Kumanova, nuk ka pritur fundin e saj, raporton “infOSport.mk”. E njëjta është ndërprerë 20 minuta para fundit të saj, pranë rezultatit 2:1 për vendasit, kjo pasi tifozët e Aerodromit kishin nisur të gjuajnë me gjësende të forta në drejtim të futbollistëve shqiptarë të Bashkimit.

Vërtetë një gjest shumë i ulët nga ana e tifozëve maqedonas, që në këtë mënyrë vetëm se dëmtojnë klubiin e tyre, pasi me shumë gjasa tashmë fjalën kryesore do të ketë Komisioni Disciplinor pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë, që pritet të regjistrojë këtë ndeshje me rezultat zyrtarë në favor të skuadrës së Bashkimit.

Kujtojmë skuadra nga Kumanova kryeson renditjen me 37 pikë, po aq sa ka edhe skuadra e BVK Konjare, me këta të fundit që kanë edhe një ndeshje më shumë, atë të javës së 15-të, që e kurorëzuan me fitore  3:1 ndaj Petrovecit në udhëtim.

Fitore këtë xhiro në kuadër të Ligës së tretë – Veri, arriti edhe Fortuna e Hasanbegut, që të shtunën si mysafir mundi Maxhari Solidarnostin me shifrat 4:3.

Me këtë fitore, skuadra nga Hasanbegu mban pozitën e tretë në renditje me 32 pikë, ndërsa vlen të theksohet se java e 15-të ishte e suksesshme për skuadrat shqiptare, pasi fitoreve iu gëzuan edhe Rinia 98, Besa – Vllazërimi dhe Bashkimi nga Ljuboteni.

Këta të fundit mundën Ilindenin si mysafir me rezultatin 3:2, me po të njëjtin rezultat, skuadra nga Komuna e Sarajit, Rinia 98 mundi Rashtakun në transfertë, ndërkohë skuadra tjetër nga Kumanova, Besa – Vllazërimi, me shifrat 7:2 mundi SSK Nova. (infOSport.mk)

Leave a Reply