Struga Trim Lum e mbylli gjysmësezonin vjeshtor në vendin e parë të Ligës së Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut. Mirëpo, nësë para disa ditëve Bunjamin Shabani u përzgjedh më i miri nga portali “futbal.mk”, një vlerësim të tillë kumanovari ka marrë edhe nga portali tjetër i vendit, “Sportmedia”.
Edhe pse Besart Ibraimi e mbylli këtë gjysmësezon me 9 gola, por më i miri nga më të mirët sërish rezulton Bunjamin Shabani.
Mesfushori me përvojë, është “motori” i kampionëve të vjeshtës, ai shënoi 5 gola dhe disa asiste në ndeshje të rëndësishme, duke luajtur kështu gjysmësezonin më të mirë të karrierës së tij.
Nga portali “Sportmedia” kanë vlerësuar Bunjamin Shabanin më të mirin, ndërsa në formacionin më të mirë ka pasur vend edhe për Ibraimin e Ilieskin nga Struga Trim Lum. 11-shen e plotësojnë Alvarez, Trapanovski, Margvelashvili nga Shkupi, Zahov e Doriev nga Shkëndija, Ngoba e Ivanovski nga Tikveshi si dhe futbollisti i Sileksit, Lamallari.