Super Zhegrova, gol dhe dy asiste në fitoren e Lille ndaj Ren (VIDEO)

Edon Zhegrova ka shkëlqyer sonte në fitoren e Lille ndaj Ren në transfertë, njofton “infOSport.mk”. Zhegrova ishte njeriu i ndeshjes, duke paralajmëruar kthesën në këtë ndeshje, kjo pasi ishte Ren që avansoi me golin e Guiri që në minutën e parë. Zhegrova golin e barazimit e realizoi në minutën e 59-të, ndërsa i njëjti asistoi edhe në dy golat tjerë të shënuar në 5 minutat e fundit të takimit.

Fillimisht në minutën e 85-të me të djathtën e tij asistoi për Cabella-n, i cili në ato moment shënoi golin e dytë për Lille, derisa në minutën e 93-të asistoi për Gomes, i cili pasi përfitoi hapësirën e duhur me të djathtën e tij shënoi për 3:1.

Për Zhegrovën ishte ky goli i parë sezonal në Ligue 1 këtë edicion, ndërsa për Lille fitorja e 11-të, pas së cilës kjo skuadër renditet në pozitën e 6-të me 38 pikë. (infOSport.mk)

Leave a Reply