Flasin shifrat, Qatip Osmani trajneri më i mirë i Superiores shqiptare!

Strategu tetovar, Qatip Osmani po kalon sezonin e tij të parë në Superligën shqiptare, teksa i njëjti po kalon çdo pritshmëri. Trajneri i afruar në momentet kritike të Vllaznisë këtë sezon, ia ka dalë të bëjë kthesë 360 gradë të situatës te skuadra shkodrane.

Nëse me Migen Memellin në krye luftonin për mbijetesën, me Osmanin ata po luftojnë për titullin kampion.

Vllaznia e Osmanit dhe Livorekës, renditet aktualisht e dyta, me vetëm 6 pikë ngecje ndaj Egnatias.

Qatip Osmani, i cili drejtimin e Vllaznisë e morri me 31 tetor, këtë skuadër e ka udhëhequr tashmë në 15 ndeshje kampionale , duke regjistruar 9 fitore, 4 barazime dhe 2 disfata, me një gol-averazh 21:13, duke arritur në këtë mënyrë një mesatare prej 2.07 pikë për ndeshje.

Kjo mesatare e bën 54-vjeçarin nga Tetova, aktualisht trajnerin më të suksesshëm në Superligën shqiptare.
Vendin e dytë e mban trajneri i Egnatias kryesuese, Edlir Tetova, i cili regjistron një mesatare prej 1.96 pikë për ndeshje.

Ai me Egnatian në 25 ndeshje, ka arritur të bëjë 14 fitore, 7 barazime dhe 4 disfata. (infOSport.mk)

Leave a Reply