Goditje e dyfishtë e FC Shkupit në merkato

Një ditë para se të nisë sezoni i ri futbollistik në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, skuadra e FC Shkupit ka bërë edhe prezantimin e dy përforcimeve të reja, të cilët do të jenë pjesë e skuadrës në arritjen e objektivave të këtij sezoni.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të djathtë, Abulkadir Zango, i cili vjen nga rradhët e Niger Tornadoes, si dhe për mesfushorin Armel Bradji, i cili vjen nga ekipi i AFAD Djékanou nga Bregu i Fildishtë.

Që të dy këta ishin pjesë e stërvitjeve të FC Shkupit javëve të fundit, bashkë edhe me gjashtë futbollistë të tjerë afrikan, të cilët gjithashtu do të jenë pjesë e FC Shkupit, por që në formë huazimi do të luajnë në skuadra jashtë vendit tonë.

Leave a Reply