Shtohet kolonia e futbollistëve shqiptarë te Istanbulspori ku luan tetovari Et’hemi!

Vazhdon të shtohet kolonia e futbollistëve shqiptarë te skuadra e Istanbulspor, skuadër kjo që garon në Superligën turke. Futbollisti i rradhës që i bashkohet skuadrës nga kryeqendra turke është Florian Loshaj, reprezentues i përkohshëm i Kosovës.

Loshaj është larguar nga skuadra polake e Krakovia, pas dy vitesh qëndrim. Mesfushori kosovar shkëputi kontratën me klubin polak ditë më pare, duke vendosur që karrierën e tij ta vazhdoj në elitën e futbollit turk.

Loshaj ka nënshkruar një kontratë afatgjate me skuadrën nga Stambolli ka nënshkruar kontratë për katër vite e gjysmë.

“Transferimi ynë i ri Florian Loshaj u bashkua me presidentin tonë Ecmel FAik Sarialioglu. Ai ka nënshkruar kontratë 4,5 vjeçare”, thuhet në njoftimin e klubit turk.

Reprezentuesi kosovar te Istanbulspori i bashkohet kolonisë së shqiptarëve pasi pjesë e kësaj skuadre që më parë janë edhe Jetmir Topalli, Eduart Rroca, tetovari Valon Et’hemi dhe ish sulmuesi i Shkëndijës, Sindrit Guri. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply