Ramadani asiston, Miovski shënon (VIDEO)

Anëtarëi i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani është kthyer në një titullar të padiskutueshëm këtë sezon te skuadra e Aberdin në elitën e futbollt skocez.  Mesfushori shqiptar është shndërruar në një lojtar shumë deçiziv te Aberdin, teksa javë pas jave është gjithmonë nga minuta e parë përpara mbrojtjes, një pozitë shumë delicate kjo për çdo futbollistë.

Në ndeshjen e sotme përballë Motherëell, Ramadani arriti të bëhet protagonsit duke asistuar golin e dytë të shënuar në minutën e 64-të nga anëtarë i përfaqësueses së Maqedonisë, Bojan Miovski.

Miovski përfitoi nga super asisti i futbollistit shqiptarë, ndërsa 5 minuta më pas shënoi edhe golin e dytë personal, këtë herë falë asistit të Klarkson.

Ishte kjo “dopieta” e 5-të sezonale për ish sulmuesin e Renovës, i cili numëron gjithsej 14 gola këtë edicion, duke u renditur në pozitën e tretë në listën e golashënuesve.

Në anën tjetër, Ylber Ramadani në 24 ndeshje të zhvilluara si titullatë numëron një gol dhe një asist.

Ndryshe Aberdin pas 25 xhirove të kaluara në elitën e futbollit skocez renditet në pozitën e 7-të me 32 pikë, një pikë larg skuadrave që do luanin në ndeshjet e “play-off”. (infOSport.mk)

Leave a Reply