Llapi e Ballkani e nisin stinorin pranveror me fitore, Gjilani i Ramadanit barazoi ndaj Ferizajit të përforcuar

Janë mbyllur tre ndeshjet e para të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës, me ç’rast edhe zyrtarisht prej sot startoi pjesa e dytë, në fund të së cilës do të mësojmë edhe emrin e skuadrës kampione, shkruan “infOSport.mk”.

Pas plot 90-të minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, Llapi e mposhti Drenicën me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Franciso Rivera nga penalltia në minutën e 13-të, duke i’a siguruar fitoren skuadrës së trajnerit Tahir Batatina.

Fitore edhe për Ballkanin në ndeshjen e parë të stinorit pranveror. Skuadra kampione e Kosovës në fuqi e mposhti Malishevën si mysafirë me rezultatin 4:2.

Albion Rrahmani ishte pa dyshim lojtari i ndeshjes, duke realizuar “hat-trick”, edhe atë brenda 45 minutave të para, derisa Veton Tusha e shënoi golin e katërt dhe të fundit për suharekasit në minutën e 82’.

Për Malishevën në këtë ndeshje shënuan Ilir Mustafa (68’) dhe Drilon Hazrollaj (74’).

Përveç këtyre dy përballjeve, u zhvillua edhe përballja mes Gjilanit të strategut shkupjan, Zekirja Ramadanit dhe Ferizajit të përforcuar dukshëm këtë edicion, e që në fund nuk prodhoi fare gola.

Nesër në program janë edhe dy ndeshje të javës së 19-të, e ku mejdanin do të ndajnë Dukagjini – Prishtina dhe Drita – Trepça ’89. (infOSport.mk)

Leave a Reply