KF Buteli i bashkohet Shkëndijës së Haraçinës në Ligën e tretë – Veri

Sukseset e skuadrave futbollistike në vend nuk kanë të ndalur. Pas Shkëndijës së Haraçinës që të shtunën siguroi një vend për në Ligën e tretë – Veri, një sukses të tillë ka arritur edhe KF Buteli, që në ndeshjen e balotazhit eliminoi skuadrën e Pçinja 2015-të nga Kumanova, transmeton “infOSport.mk”.

Edhe kjo ndeshje e zhvilluar të dielën për gjatë 90-të minutave nuk prodhoi gola, ashtu që fituesi u vendos përmes ruletit të penaltive.

Aty më të suksesshëm dolën futbollistët e KF Butelit, që në fund triumfuan me shifrat 8:7.

Kështu skuadra e Butelit në Ligën e tretë – Veri, u bashkohet edhe skuadrave tjera shqiptare, si Shkëndijës së Haraçinës, BVK Konjare, Besa-Vllazërimi nga Kumanova, Fortunës së Hasanbegut, Rinia 98 nga fshati Sfillare, Komuna e Sarajit dhe Bashkimit të Ljubotenit.

Kujtojmë nga kjo ligë, edicionin që lamë pas kampion u shpall Bashkimi nga Kumanova, që më pas në ndeshjet e balotazhit për inkuadrim në Ligën e Dytë mundi Vëllazërimin 1977 nga Kërçova. (infOSport.mk)

Leave a Reply