Pas Drejtorit Marini dhe trajnerit Kolela, nga Partizani largohet edhe njeriu më “besnik”

Kanë vazhduar largimet nga rradhët e skuadrës kampione të Shqipërisë, Partizanit. Pas Drejtorit Sportiv Elton Marini dhe trajnerit Italian Xhovani Kolella, sipas “Neësport.al”, Ilir Bozhiqi ka dhënë dorëheqjen te drejtuesit dhe nuk do të jetë më pjesë e të kuqve.

Ai mbulonte rolin e trajnerit të portierëve dhe ishte një pjesë e rëndësishme e stafit teknik.

Një shkundje e fortë për kampionët e Superligës shqiptare që e kanë nisur me largime të bujshme merkaton. Ende s’ka lëvizje në grupin e lojtarëve por emrat qarkullojnë si në dalje edhe në hyrje.

Drejtuesit duhet të veprojnë shpejtë duke filluar që me emërimin e trajnerit të ri e më pas me lojtarët pasi përgatitjet për kualifikueset e Ligës së Kampionëve duhet të nisin së shpejti.

Leave a Reply