Zekirja Ramadani bëhet “arab”, do të udhëheq ekipin e Uhud nga Medinja!

Zekirija Ramadani edhe zyrtarisht karrierën e tij si trajner do ta vazhdojë në Arabinë Saudite. Pas sukseseve në futbollin kosovar ku mes tjerash arriti të fitoj tre tituj kampion me tre ekipe të ndryshme, Ramadani vendosi të bëjë hapin e madh duke zgjedhur një destinacion të largët.

Ramadani ka zgjedhur të vendos ekipin e Uhud nga Medinja në Arabinë Saudite. Lajmi është zyrtarizuar edhe nga vetë klubi arab, përmes rrjeteve sociale.

Skuadra e re e shkupjanit luan në kategorinë e dytë të futbollit arab, mirëpo me ambicie të larta që të ngjitet në elitën e futbollit arab, ku tashmë luajnë shumë yje të futbollit botëror, si Ronaldo, Benzema, Kante, etj.

Ramadani te Uhudi shkon pasi me pëlqim të dyanshëm prishi kontratën me Gjilanin, me të cilën skuadër edhe për shkak problemeve të shumta financiare, arriti që të sigurojë dalje në Evropë.

Kujtojmë gjatë karrierës së tij, Ramadani kishte drejtuar edhe skuadrat si, Prishtina, Feronikeli, Trepça ‘89 në Kosovë, Flamurtarin e Vlorës në Shqipëri dhe FC Shkupin në vendlindjen e tij, aty ku edhe kishet nisur karrierën si trajner.

Leave a Reply