Struga avansoi ndaj Zhalgiris, por në fund u eliminua

Struga Trim Lum në një ndeshje mjaft të luftuar dhe me shumë raste shënimi u mund nga Zhalgirisi me rezultatin 1:2, rezultat ky njëherit i përgjithshëm i këtij dyluftimi, pas atij barazimi pa gola në ndeshjen e parë në Vilnius. Skuadra jonë ishte më e mirë në shumë aspekte në këtë takim, në të cilin nuk arritëm të ruajmë avantazhin pas gokit të shënuar në minutën e 76-të përmes Besart Ibraimit. Goleadori ynë pasi përfitoi i vetëm penaltinë, të njëjtën edhe e ekzekutoi në mënyrë perfekte, duke shënuar për 1:0. Megjithatë si duket festa prishi ekuilibrat, pasi vetëm dy minuta më pas mysafirët na ndëshkuan me anë të Kendysh.

Besart Ibraimi u tregua i rrezikshëm sërish, këtë herë pas pasimit të dyfishtë me Radeskin, mirëpo goditja e bomberit tonë përfundoi vetëm skaj shtyllës pingule. Dhe kur nuk shënon, vjen ndëshkimi, që na arriti në minutën e 84-të.

Një renditje jo e mirë në mbrojtje na ndëshkoi me Radiç, i cili në tentativë për të pastruar rrezikun shënoi në rrjetë për rezultat 1:2.

Ky rezultat në fund doli të jetë edhe përfundimtarë, me Struga Trim Lum që vazhdon tashmë garat në Ligën e Konferencës.

Leave a Reply