Kundërshtarë relativisht të lehtë për Struga Trim Lum në rrethin e tretë eliminatorë të Ligës së Konferencës

Fituesi nga dueli midis FC The Neë Saints nga Uellsi dhe Svift Vesper nga Luksemburgu, do të jetë kundërshtari i Struga Trim Lum në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Kështu vendosën goglat në shortin e hedhur sot në Nion të Zvicrës, aty ku u përcaktuan edhe çiftet tjera për këtë fazë.

FC The Neë Saints vite më parë kishte luajtur edhe ndaj Shkëndijës së Tetovës, ndërsa një dy luftim me këtë skuadër, apo eventualisht edhe me Svift Vesper nga Luksemburgu, skuadra strugane do të siguronte, vetëm në rast se fillimisht do të eliminonte Buduçnostin e Malit të Zi në kuadër të rrethit të dytë eliminatorë.

Ndeshjen e parë të rrtehit të tretë eliminatorë në Ligën e Konferencës, Struga Trim Lum do ta zhvillojë si vendas me datë 10 gusht, ndërsa atë kthyese me 17 gusht në tokën e kundërshtarit. (infOSport.mk)

Leave a Reply