Bazhe Ilijoski debuton me gol te FC Shkupi

FC Shkupi sot ka zhvilluar edhe ndeshjen e parë të vitit 2018-të, ndërsa trajneri Ardian Nuhiu vendosi që për kundërshtarë të ketë skuadrën e të rinjëve (gjenerata 1999/2000), njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin e Gjorçe Petrovit me barë artificial, ndërsa në fund ishin të besuarit e trajnerit, Ardia Nuhiu që shënuan fitore me rezultatin 8:0.

Në këtë ndeshje debutimin e tyre bënë edhe Bllagoja Ljamçevski dhe Bazhe Ilijoski, i cili arriti që të shënojë golin e fundit.

Ljamçevski luajti për gjatë 90-të minutave, teka Ilijoski në lojë u inkuadrua në pjesën e dytë, kur FC Shkupi shënoi vetëm një gol.

Ndryshe gjatë pjesës së parë figurë qendrore te “pëllumbat” nga Çairi doli të jetë Aalen Jasharovski me 4 golat e tij, dy gola realizoi Ermedin Adem, ndërsa nga një gol shtuan edhe Kristijan Stojkoski dhe Shqipërim Taipi.

Leave a Reply