Aganspahiç debuton me gol te Shkëndija! (VIDEO)

Almir Aganspahiç ka bërë një super debutim me fanellën e Shkëndijës, duke shënuar që në ndeshjen hapëse të sezonit të ri kundër Voska Sport, njofton ‘infOSport.mk’.

I njëjti ashtu edhe siç pritej nuk e nisi ndeshjen titullarë, mirëpo kjo nuk e pnegoi apsak që të dalë në skenë në minutat e para shtesë të takimit, kur shfrytëzoi një pasim të Mevlan Adilit nga krahu i djathtë dhe duke shfrytëzuar fizikun e tij të dalë fitues përballë mbrojtësit të Voska Sport, Stojan Stojçevski.

Ishte kjo gjithsej ndeshja e tretë zyrtare, që Aganspahiç e zhvilloi me fanellën e Shkëndijës, te e cila skuadër erdhi nga rradhët e Çukariçkit.

I njëjti kishte luajtur edhe në dy ndeshjet e turit të parë të Ligës së Konferencës (në njërën titullarë, e në tjetrën zëvendësues) kundër Haverfordëest, mirëpo pa mundur të shënojë. (infOSport.mk)

Leave a Reply