Zaniolo nga Galatasaraji transferohet në Angli te Aston Villa!

Nikolo Zaniolo është larguar nga Galatasaraji dhe karrierën e tij do ta vazhdojë  në Premierligën angleze, duke veshur fanellën e Aston Villa. Për shërbimet e mesfushorit  italian drejtuesit e skuadrës së njohur angleze skuadrës së Galatasarajit i kanë paguar 20 milionë euro (+7 që do të jepen në formë bonusesh).

Zaniolo u transferua në Turqi në mes të sezonit të kaluar, duke zhvilluar 12 ndeshje dhe duke regjistruar 5 gola dhe një asistim.

Më parë, ai luajti për pesë vjet te Roma, me fanellën e së cilës skuadër regjistroi 128 paraqitje, 24 gola dhe 18 asistime.

Leave a Reply