Zyrtare, përcaktohen stadiumet e “Euro 2028”, Turqia dehe Italia organizatorë të “Euro 2032”

Janë zyrtarizuar stadiumet se ku do të zhvillohen ndeshjet e “Euro 2028” dhe ato të “Euro 2032”.

Europiani i 2028-ës do të zhvillohet Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, ndërsa katër vite më vonë 24 përfaqësueset më të mira europiane do të luajnë në Turqi dhe Itali.

Ndërkohë janë vendosur edhe stadiumet e “Euro 2028”. Ndeshjet e këtij super eventi do të zhvillohen në Belfast, Birmingham, Kardif, Dublin, Glazgou, Liverpull, Londër (me dy stadiume, Uembli dhe Tottenham), Man çester dhe Njukasëll.

Në garë për mikëpritjen e “Euro 2032” që do të mbahet në Turqi dhe Itali, janë plotë 20 stadiume, nga dhjetë secila.

Stadiumet kandidate nga Italia, janë, ai i Milanos, Torinos, Firencës, Xhenovas, Veronas, Bolonjas, Romas, Napolit, Barit dhe Kaljarit. Konfirmimet e Milanit, Romës dhe Torinos janë pothuajse të sigurta, dy impiantet e tjera duhet të jenë Napoli dhe Firence, por ende nuk është marrë një vendim përfundimtar në këtë kuptim, pasi dy vendet organizatore do të kenë kohë deri në tetor 2026 për të përcaktuar listën me stadiumet që do të jenë të gatshme për të mirëpritur “Euro 2032”.

Leave a Reply