Gjest për tu përshëndetur, presidenti i Struga Trim Lum mbulon harxhimet e Bashkimit në Strugë

Bashkimi i Kumanovës të shtunën në Strugë do të zhvillojë ndeshjen e javës së 9-të në Ligën e Dytë kundër Karaormanit. Duke pasur parasysh largësinë midis Kumanovës dhe Strugës, ekspedita “zigjelbër” drejt qytetit buzë liqenit është nisur që gjatë ditës së sotme, me qëllim që skuadra të jetë e pushuar në prag të takimit të nesërm, njofton “infOSport.mk”.

Ata tashmë janë akomoduar në një nga hotelet e Strugës, ndërsa siç mëson “infOSport.mk”, presidenti i Struga Trim Lum, Arbtrim Qyra, ka mirëpritur ata, duke paguar të gjitha harxhimet e qëndrimit të tyre.

Vërtetë një gjest shumë i bukur dhe bujar nga ana e familjes Qyra, falë të cilëve qyteti i bukur i Strugës, përveç që njihet si vend turistik, tashmë njihet edhe si një qytet kampioni, pasi ekipi i Struga Trim Lum edicionin që lamë pas për herë të parë në histori u shpall kampion i Maqedonisë.

Për më tepër kjo skuadër në garat europiane arriti një sukses të jashtëzakonshëm, duke prekur fazën “play-off” të ndeshjeve në Ligën e Konferencës. (infOSport.mk)

Leave a Reply