Interesim i jashtëzakonshëm për duelin Zvicër-Kosovë, biletat shiten për një orë!

Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Zvicër–Kosovë, e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2024”. Sipas asaj që raportojnë mediat në Zvicër, biletat për ndeshhjen e 18 nëntorit, janë shitur vetëm brenda një ore.

Një gjë të tillë kanë konfirmuar edhe nga Federata e futbollit zviceran, që bënë të ditur se janë shitur të gjitha 33 mijë biletat.

Ndeshja midis Zvicrës dhe Kosovës do të zhvillohet në stadiumin “St. Jakob-Park” të Bazelit.

“Shumë bileta ka gjasë që kanë shkuar te kosovarët që jetojnë në Zvicër”, ka shkruar televizioni zviceran, SRF.

Vlen të theksohet fakti se Zvicra në 7 ndeshje ka grumbulluar 15 pikë duke u renditur në vendin e dytë, ndërkohë që Kosova ka 7 pikë në 7 ndeshje duke u pozicionuar në vendin e katërt.

Leave a Reply