Zyrtare, UEFA merr vendimin përfundimtarë për ndeshjen e ndërprerë Belgjikë-Suedi

Përballja ndërmjet Belgjikës dhe Suedisë, që u ndërpre pas pjesës së parë për shkak të një vrasjeje që kishte ndodhur jashtë stadiumit, ndërsa u klasifikua si rrezik për mundësi terrorizmi në Bruksel, ka marrë verdiktin e saj final vetëm gjatë ditës së sotme.

UEFA, me kërkesë të të dyja palëve ka vendosur që rezultati i pjesës së parë të ndeshjes të llogaritet si rezultati final i saj, ndërsa ndeshja është regjistruar me rezultatin 1:1, ndërsa gjithashtu kartonët e marrë në 45 minutat e para të ndeshjes, mbesin të vlefshme.

Gjithashtu, UEFA ka bërë të ditur se me regjistrimin e ndeshjes me rezultat 1-1, ekipet marrin pikët normale nga dueli, nga një secila.

Belgjika dhe Suedia bëjnë pjesë në grupin “F” eliminatorë, të vlefshëm për Euro 2024. Belgjika me këtë pikë të fituar ka siguruar tashmë kualifikimin në Europianin e vitit të ardhshëm, ndërsa gjithashtu një gjë të tillë nga ky grup ka bërë edhe Austria, derisa Suedia mbetet jashtë.

Leave a Reply