FC Shkupi e mirëpret Bregallnicën në Kumanovë

Pas dy jave pauzë të kampionatit vendor, shkaku i angazhimeve të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut me ndeshjet kualifikuese për Euro 2024, të dielën rikthehen ethet e ndeshjeve, kur në program do të jenë ndeshjet e xhiros së 11-të, njofton “infOSport.mk”.

FC Shkupi të dielën në rolin e nikoqirit do të mirëpret Bregallnicën në Kumanovë, kjo shkaku i punimeve në stadiumin e Çairit, ku tani më disa javë është duke u riparuar terreni i blertë.

Përveç këtij takimi, FC Shkupi jashtë Çairit do të zhvillojë edhe ndeshjen e 1/8 së finales së Kupës kundër Ohrid Lihnidos. Për këtë ndeshje ende nuk është vendosur se ku do të luhet, ashtu që ditëve në vijim drejtuesit e FC Shkupit pritet të dalin me njoftim.

Ndryshe ndeshja FC Shkupi – Bregallnica në program është të dielën e 22 tetorit  me fillim në ora 14:00, atëherë kur në program janë edhe 5 ndeshjet tjera të xhiros së 11-të, e ku do të takohen: Gostivari-Voska Sport, Makedonija GJ.P-Struga Trim Lum, Shkëndija-AP Brera, Rabotniçki-Vardar dhe Sileks-Tikvesh. (infOSport.mk)

Leave a Reply