Dy shqiptarë marrin frenat e klubit zviceran të Shafhauzen, njëri është me origjinë nga Gostivari

Shqiprim Berisha do të jetë drejtori i ri ekzekutiv i FC Schaffhausen, ndërsa ish-sulmuesi i përfaqësueses së Zvicrës,  Admir Mehmedi, ndryshe me origjinë nga Gostivari i Maqedonisë, do të jetë drejtori sportiv i ekipit të Challenge League.

Skuadra zvicerane ka zyrtarizuar afrimin e dy shqiptarëve në krye të saj me qëllimin e tyre që kanë ta ringjallin këtë ekip të madh që nuk ka kaluar momente të mira këtë edicion në rangun e dytë të futbollit zviceran.

Pas një aventure super të suksesshme te klubi më i madh zviceran Grasshopper FC, Shqiprim Berisha tani ka një tjetër detyrë të vështirë para vetës, që ta rikthejë në binarët e duhur,  skuadrën e Schaffhausen.

Berisha është emëruar zyrtarisht si drejtor ekzekutiv i Schaffhausen, derisa ish-sulmuesi i famshëm Admir Mehmedi ka marrë rolin e drejtorit sportiv të klubit.

“FC Schaffhausen është një klub tradicional”, thotë i lumtur Shqiprim Berisha në konferencën për shtyp.

“Ka një infrastrukturë të madhe dhe një departament të vogël me shumë potencial. Synimi prioritar dhe urgjent, si dhe baza për hapat e mëtejshëm, është përmirësimi i situatës sportive”, tha Berisha.

Aktualisht, Schaffhausen renditet në pozitën e fundit në Ligën e Dytë zvicerane, që përbëhet nga 10 skuadra. Pjesë e kësaj skuadre janë plotë 9 futbollistë shqiptarë, si dhe ish sulmuesi i njohur i përfaqësueses së Zvicrës me origjinë turke, Eren Derdijok, i cili me fanellën e “helvetëve” numëron 60 paraqitje dje 11 gola të shënuar.

Leave a Reply