Ja sa tifoz pritet të ketë në ndeshjen Nome Kalju-Shkëndija

Shkëndija ndeshjen e parë të këtij edicioni në Europë do ta zhvillojë sot në transfertën në Talin, kundër skuadrës kampione të Estonisë, Nome Kalju, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshjet si vendas skuadra kundërshtare e Shkëndijës i zhvillon në stadiumin “Hiiu”, në një nga paralagjet e Talinit, që ka kapacitet prej 900 vendeve. Mirëpo pasi i njëjti nuk është i liçencuar për ndeshje të nivelit europian, Nomme Kalju takimet si vendas në Europë i luan në “Kadrioru Staadion” që ka kapacitet prej 5 000 vendeve.

Edhe përkundër pretendimeve të vendasve për praninë e rreth 1 200 spektatorëve në ndeshjen e sotme kundër Shkëndijës, numri i tifozëve nuk besohet të jetë mbi 300, kryesisht familjarë të futbollistëve dhe rreth 30 persona grup i organizuar i tifozëve.

Më së shumti tifoz skuadrën e Nome Kalju në këtë stadium e kanë ndjekur në vitin 2014-të kundër Helsinkit, kur tribunat kishin qenë të mbushura në kapacitet të plotë.

Leave a Reply