Arijanet Muriç prezantohet te Notingham Forest

Portieri i përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriç  është huazuar tek klubi i Notingham Forest nga Mançester Siti. Lajmin e  ka bërë të ditur vetë klubi anglez nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Muriç  ishte huazuar sezonin e kaluar edhe në klubin NAC Breda, por u rikthye sërish te Siti pas dëmtimit të portierit, Klaudio Bravo.

Ky është nënshkrimi i pestë i klubit anglez, dhe Muriç  pritet tanimë të bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës para se të nisen për në Greqi ku do të mbajnë trajnimet parasezonale me skuadrën.

Portieri i përfaqësueses së Kosovës luajti një rol kyç te Mançester Siti gjatë sezonit të kaluar në “Carabao Cup”, ku u aktivizua në total në 5 ndeshje.

Muriç është nënshkrimi i pestë i Nottingham Forest gjatë kësaj merkato vere, ndërsa ai tashmë ka bërë edhe stërvitjen e parë me skuadrën e tij të re, që në sezonin e ri futet me ambicie të mëdha për tu inkuadruar në Premierligë.

Leave a Reply