A.Pandev – Vardar, të dielën në Strumicë zhvillojnë ndeshjen e prapambetur

Ndeshja e prapambetur e javës së 8-të midis Akademia Pandev dhe Vardarit do të zhvillohet të dielën në Strumicë me fillim në ora 13:00, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse fillimisht ishte paralajmëruar se kjo ndeshje do të zhvillohej të dielën në arenën “Filipi i Dytë” dhe se do i takonte javës së 17-të, komisioni i garave pranë FFM-së megjithatë vendosi që fillimisht të zhvillohet ndeshja e prapambetur e javës së 8-të.

Komisioni në fjalë vendosi që ndeshja e javës së 17-të midis Vardarit dhe Akademia Pandev në Shkup të zhvillohet me datë 10 dhjetor, ndërsa kampionët e vendit vetëm 3 ditë më pas do të zhvillojnë edhe një tjetër të ndeshje të prapambetur, atë të javës së 12-të kundër Rabotniçkit.

Deri te çrregullimi i orarit të ndeshjeve në LPFM erdhi shkaku i pjesëmarrjes së Vardarit në ndeshjet e Liga Evropa, ku të enjten do të zhvillojë ndeshjen e xhiros së pestë të grupit “L” kundër Zenitit në Rusi.

Leave a Reply