Lajm jo i mirë për tifozët e Interit, dëmtohet Lautaro Martinez, ja sa do të mungojë!

Interi edhe zyrtarisht ka njoftuar për gjendjen e yllit të madh të skuadrës, Lautaro Martinez, i cili pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes kundër Bolonjas në mesjavë, ndeshje kjo e vlefshme për 1/8 e finales së Kupës së Italisë.

Në këtë ndeshje, Interi pësoi disfatë 2:1, duke u eliminuar, derisa Lautaro kishte humbur një penalti.

Lautaro Martinez iu nënshtrua testeve mjekësore mëngjesin e sotëm në Institutin shëndetësorë “Humanitas”, në Rosano. Sulmuesi ‘zikaltër’ ka pësuar një tendosje muskulore në aduktorët e kofshës së majtë. Gjendja e tij do të rivlerësohet në ditët në vijim”, thuhet në kumtesën e Interit.

Është e sigurtë që argjentinasi nuk do të luajë në ndeshjen e nesërme në “Xhuzepe Meaca” ndaj Leçes, si dhe në ndeshjen në transfertë kundër Xhenoas me datë 29 dhjetor. Me shumë mundësi ai do të rikthehet më 6 janar, kur Interi në terren vendas do të mirëpret Veronën.

Lautaro këtë edicion po shkëlqen me fanellën e Interit, duke regjistruar 17 gola dhe 4 asistime në 23 ndeshje.

Leave a Reply