Shpëtim Duro: Dominuam, më vjen keq që nuk fituam

Trajneri Shpëtim Duro pas përfundimit të takimit derbi ka dhënë opinionin e tij për barazimin 2:2 ndaj FC Shkupit. Sipas tij, ekipi meritonte fitoren pas atij dominimi të plotë.

“Më vjen keq që nuk fituam. Skuadra ka luajtur shumë mirë, e dominuam ndeshjen në të gjitha aspektet. Gabuam në momente të veçanta tek golat. Duheshe ta mbyllnim takimin në 2 me 0.” – u shpreh trajneri Shpëtim Duro për faqen zyrtare të klubit strugan.

 

Leave a Reply