Silva nuk luan ndaj Argjentinës, largohet nga përfaqësuesja e Spanjës!

Mesfushori i Mançester Sitit, David Silva është lejuar të largohet nga përfaqësuesja e Spanjës për arsye personale. 32-vjeçari startoi në barazimin 1-1 kundër Gjermanisë në Dusseldorf të premten, por nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e së martës kundër Argjentinës në Madrid.

Silva ka humbur edhe disa ndeshje në Premier League këtë sezon, pasi kishte nevojë për të kaluar kohë me gruan dhe djalin e tij, i cili ka lindur para kohe. Lajmin për mungesën e Silvas në ndeshjen e ardhshme e ka konfirmuar Kombëtarja e Spanjës në Tviter. “Lojtari David Silva është liruar nga skuadra për arsye personale”, shkruhet në njoftim.

Leave a Reply