Kupa e Maqedonisë, mësohen çiftet gjysmëfinaliste

Është hedhur shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë, përmes së cilës skuadër fituese do të siguronte një vend për në ndeshjet eliminatore të Ligës së Konferencës, njofton “infOSport.mk”.

Goglat deshën që në këtë fazë, FC Shkupi të përballet me Tikveshin, ndërkohë Voska Sport për kundërshtarë do të ketë Makedonija Gj.P.

Ndeshjet e para, në të cilat FC Shkupi dhe Makedonija GJ.P, do të jenë nikoqir, do të luhen me datë 3 prill, ndërsa ato kthyese me 17 prill.

Deri në këtë fazë, luhej vetëm nga një ndeshje, ndërsa do të jetë kjo hera e parë këtë edicion që skuadrat do të luajnë me sistemin vajtje-ardhje. (infOSport.mk)

Leave a Reply