Aleksandar Andov, emërohet seleksionues i ri i përfaqësueses A të Maqedonisë për femra

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka emëruar Aleksandar Andovin për seleksionues të ri të përfaqësueses A të Maqedonisë për femra.

Aleksandar Andov deri më tani mbante pozitën e asistentit në stafin profesional të seleksionuesit të deritanishëm, Kiril Izov.

Federata e Futbollit të Maqedonisë falënderon Kiril Izov për profesionalizmin dhe përkushtimin e tij gjatë kryerjes së funksionit të selektorit.

Leave a Reply