Fyerjet dhe shkrimet anti-shqiptare, KB Kumanova dënohet me dy ndeshje pa tifozë dhe një gjobë modeste

Klubi i basketbollit “Kumanovo” është dënuar me dy ndeshje pa prezencë të tifozëve në ndeshjet si vendas si dhe me një gjobë në vlerë prej 32.000 denarësh për incidentin e shkaktuar nga tifozët e tyre në ndeshjen e fundit të zhvilluar këtë fundjavë me ekipin e KB Çair 2030.

Në ndeshjen e zhvilluar të dielën, më 30 mars, gjatë nxemjes kanë ndodhur dy incidente dhe para përfundimit të pjesës së parë, gjyqtarët e kanë ndërprerë ndeshjen për 40 minuta, për shkak të fyerjeve antishqiptare.

Gjatë pushimit, grupi i tifozëve dhe pjesa tjetër e publikut u larguan nga salla dhe më pas ndeshja u zhvillua deri në fund, e ku fitores me rezultatin 97:74, iu gëzua skuadra vendase, tifozët e së cilës skuadër me huliganizmin e tyre kishin vazhduar edhe jashtë palestrës.

Tifozët e KB Kumanovo, kishin vendosur mbishkrime antishqiptare në autobusin e KB Çair 2030, duke treguar një nivel shumë të ulët të tifozllëkut.

Leave a Reply