Një “BIG” skuadër shqiptare vihet pas talentit tetovar, Hisar Ali

Hisar Ali aktualisht ndodhet në Slloveni me përfaqësuesen U18 të Maqedonisë, për të cilën ka zhvilluar gjithsej 8 paraqitje, 6 prej të cilave vetëm në vitin 2025.

Ai ishte pjesë edhe e dy ndeshjeve të fundit ndaj Sllovenisë, ndërsa sezonin e mbylli me fanellën e skuadrës së Besës nga Dobërdolli.

17-vjeçari me fanellën e skuadrës nga Dobërdolli u paraqit në gjithsej 15 ndeshje kampionale, ku realizoi edhe dy gola, ndërsa dy ndeshje tjera zhvilloi edhe në kuadër të ndeshjeve të Kupës.

Megjithatë, Besa e Dobërdollit nuk arriti të ruaj statusin e skuadrës elitare, duke u mundur në ndeshjen e balotazhit nga Bashkimi, ndërsa kjo ka bërë që Hisar Ali të mendoj sërish për një sfidë të re në karrierën e tij.

Specifikat e tij, nuhatja e golit dhe përvoja tashmë edhe mes ekipeve seniore në Ligën e Parë, e shohin atë sërish në mesin e më të mirëve, aty ku edhe realisht e ka vendin.

Siç mëson “infOSport.mk”, për shërbimet e 17-vjeçarit Ali, interes ka shfaqur një ndër skuadrat më të mira shqiptare në vend, ashtu që shumë lehtë sezonin e ri mund ta shohim këtë sulmues shumë premtues në një skuadër tjetër stabile, që do e ndihmonte atë edhe në karrierën e tij futbollistike, e që para së gjithash do i shërbente atij si trampolinë për në tregun europian. (infOSport.mk)

Leave a Reply