De Biasi: Hafizi më xhelozon për atë që kam arritur

Seleksionuesi i Shqipërisë, Xhiani De Biasi në emisionin e Blendi Fevziut “Opinion” ka goditur ish trajnerin e Kombëtares shqiptare, Astrit Hafizi, njofton “infOSport.mk”.

Ky i fundit kishte reaguar shumë ashpër ndaj strategut italian, pas humbjes me Bosnjen të martën, gjë kjo që e kishte prekur edhe De Biasin, i cili ia ktheu me të njëjtën masë sonte në emisionin e Blendi Fevziut.

“Më habit pak Hafizi, pasi para se të flas duhet të mendohesh. Mendoj se ai nuk i sheh mirë ndeshjet nga TV, se sa unë nga fusha aty afër. Mendoj se është pak xheloz për atë që kam arritur unë dhe që ai nuk e ka arritur, edhe pse kishte një grup të mirë futbollistësh” – tha De Biasi në “Opinion” te Blendi Fevziu.

Rikujtojmë Hafizi në emisionin “Zona Gol” në Supersport kishte deklaruar: “De Biazi kërkon të na bëjë budallenj. Jemi katër vetë këtu në studio dhe thotë që duhet të fitojmë. Ose ne jemi injorantë futbolli, ose ai di shumë më shumë se ne.”

Leave a Reply