Struga Trim Lum pak minuta më parë njoftoi për largimin e Besart Krivanjevës, për të cilin “infOSport.mk” më herët gjatë ditës në mënyrë ekskluzive ju njoftoi se i njëjti karrierën e tij do ta vazhdojë në futbollin elitar të Kosovës, duke veshur fanellën e Gjilanit.
Për mbrojtësin shkupjan, do të jetë kjo hera e dytë që do të veshë fanellën e skuadrës së Gjilanit, aty ku për trajner do të ketë bashkëqytetarin e tij, Ardian Nuhiun.
Krivanjeva herën e parë te Gjilani kishte pasur një aventurë të shkurtër, edhe atë vetëm 6 muajshe, ndërsa tani me eksperiencën e fituar me fanellën e Struga Trim Lum, me të cilën skuadër fitoi dy tituj kampion, ndërsa gjithashtu luajti edhe në dy finale të Kupës së Maqedonisë, i njëjti pritet të jetë një lider në vijën e fundit te skuadra e Gjilanit, që sezonin e ri futet me ambicie shumë më të mëdha, duke kërkuar Europën.
Ndryshe, gjatë karrierës së tij futbollistike, Krivanjeva, kishte luajtur edhe me Metalurgun, FC Shkupin dhe Egnatian në Shqipëri. (infOSport.mk)
