Ish portieri italian, Dino Zof i del në mbrojtje Strakoshës (VIDEO)

Portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, është vënë në qendër të kritkave pas gabimit të tij në ndeshjen ndaj Sampdorias.

Skuadra e tij, Lacio barazoi 2:2 në ‘Olimpiko’ dhe goli i dytë për miqtë u shënua nga Saponara në minutën e 99-të. Kros pa rrezik në zonë, dalje e gabuar e 23-vjeçarit që i kushtoi fitoren skuadrës laciale.

“Gardiani i portës” është kthyer në tabelë qitjeje nga të gjithë në kampin e kryeqytetasve.

Në këtë moment delikat që po kalon, legjenda e portës italiane, Dino Zoff, i ka dalë në mbrojtje shqiptarit në një prononcim të tij për “cittaceleste”.

“Momenti i vështirë që po kalon Strakosha? Ai është një portier i mirë. Ishte zgjedhja e duhur për ta bërë atë titullar. Nëse diçka i mungon Lacios nuk mendoj se është e drejtë të fajësohet portier. Ka shumë gjëra që nuk shkojnë“, – u shpreh ish-portieri.

Leave a Reply