Jasir Asani shënon golin e radhës me Gwangju, festa e tij habit (VIDEO)

Jasir Asani është shfaqur protagonist në ndeshjen e Gwangju kundër Daejeon në shtëpi, duke realizuar një gol në barazimin 2:2.

Pas pjesës së parë pa gola, ishte pikërisht sulmuesi i Kombëtares shqiptare, që shënoi golin e parë të takimit (56’), duke kaluar në epërsi ekipin e tij. Pas këtij goli, Asani festoi më ndryshe nga herave tjera që ishim mësuar ta shohim. Këtë herë mungoi “shqiponja”, duke u aktivizuar “revolja”.

Mysafirët u kundërpërgjigjen në minutën e 69-të me anë të letonezit Vladislavs Gutkovskis.

Nuk vonoi shumë dhe vetëm tre minuta më pas, Park In-Hyeok kaloi sërish në epërsi skuadrën e Gwëangju, që megjithatë nuk arriti të ruajë të njëjtën, duke pësuar gol në minutën e 79-të, kur sërish te skuadra mysafire e Daejeon, në skenë doli letonezi, Vladislavs Gutkovskis, që vendosi rezultatin përfundimtarë të takimit, Gwangju 2, Daejeon 2.

Pas 20 xhirove në elitën e futbollit jug-korean, Gwangju renditet në pozitën e 6-të me 28 pikë, derisa për Asanin goli i sotëm ishte i 5-ti këtë edicion. (infOSport.mk)

Leave a Reply