Talenti nga Hasanbegu Eldin Ramani pjesë e provave te disa skuadra të njohura spanjolle!

Futbolli i Karadakut vazhdon të nxjerrë në skenë talent të mëdha. Këtë herë radha është për Eldin Ramanin, që ka ngjallur interesim edhe për skuadrat spanjolle.

18-vjeçari tash e disa ditë është në Spanjë, tek skuadra e Huesca-s, ku po testohet.

Ramani luan në pozitën e qendërmbrojtësit dhe ka një gjatësi mbi 1.84 cm.

Ai ishte  pjesë e akademisë së futbollit të Fortunës nga Hasanbegu, si dhe pjesë e Përfaqësueses së Maqedonisë për grupmoshat e reja, ndërsa së fundmi me mjaft sukses luajti me të rinjët e FC Shkupit.

Ky është një hap shumë i rëndësishëm në karrierën e Eldin Ramanit.

Gjatësia, reflekset, shpejtësia dhe talenti që ka ky djalosh, janë një plus i madh për një të ardhme të mirë.

Pas  testimeve në Huesca, ky djalosh do të punojë edhe me akademinë e Albasetes si dhe për dy javë të plota do jetë tek skuadra tjetër e njohur spanjolle, Betis Sevilja.

Kjo skuadër që njihet për akademinë e suksesshme në Spanjë, ka ftuar lojtarin nga Hasanbegu, të bëjë prova në fund të muajit korrik dhe me shumë mundësi, Ramani nga sezoni i ardhshëm mund të veshë fanellën e klubit të famshëm spanjoll.

Ramani, këtë sezon ka pasur paraqitje mbresëlënëse me ekipin e të  rinjve të FC Shkupit, me të cilët fitojë titullin e dyfishtë në konkurencën e të rinjëve.

Ai tani më disa vite po zhvillohet nën përkujdesjen e  trajnerit dhe skautit Agim Sopi.

Leave a Reply