Bashkimi vazhdon të përforcohet në çdo repart, ndërkohë informacionet e fundit pranë infosport.mk, pohojnë se drejtuesit e skuadrës kumanovare kanë bërë për vete edhe portierin e talentuar, Filip Kupanov, që ishte edhe pjesë e përfaqësueses shpresa të Maqedonisë.
22-vjeçari, sonte ndodhet në Kumanovë ku pritet të nënshkruajë edhe kontratë me ekipin kumanovar, që në këtë mënyrë po tregon qartazi se në Ligën e Parë nuk janë vetëm për sy e faqe, por se me përforcimet e realizuara, si ato zyrtare, por edhe ato që pritet të vijnë dhe të publikohen së shpejti, kjo skuadër do të luaj një rol mjaft të rëndësishëm.
Kupanov, së fundmi ishte pjesë e Tikveshit, ndërsa është prodhim i shkollës së AP Brera, me të cilën skuadër kishte debutuar me 16 gusht të vitit 2020, ende pa mbushur të 18-tat.
Me këtë skuadër Kupanov, ka regjistruar 18 ndeshje në Ligën e Parë, aty ku në sezonin e ri pritet të ndihmojë Bashkimin, që rikthehet të luaj në mesin e më të mirëve pas gati dy dekadash. (infOSport.mk)

