Krenar me Jasir Asanin! Shkupjani, kapiten i lojtarëve më të mirë të huaj të Koresë së Jugut kundër anglezëve të Njukasëll J.

Jasir Asani vazhdon të bëjë krenar gjithë shqiptarët ane mbanë, e në veçanti ata të Shkupit nga Maqedonia, nga ku e ka edhe origjinën, shkruan “infOSport.mk”.

Pasi i njëjti në shumë raste na nderonte me ato predha të vërteta me fanellën e Kombëtares së Shqipërisë, duke shënuar gola mjaft të rëndësishëm, i njëjti një gjë të tillë me mjaft sukses po bënë edhe në Korenë e Jugut, aty ku tashmë është shndërruar në një yll të vërtetë futbolli.

Falë respektit që ka nga tifozët atje, Asani, është përzgjedhur në mesin e futbollistëve më të votuar, në një votim të shpallur nga Federata e Futbollit të Koresë së Jugut, me 11 futbollistët më të mirë të huaj që luajnë atje dhe që do të jenë pjesë e ndeshjes spektakolare kundër gjigandëve anglez të Njukasëll Junajted.

Kjo ndeshje luksi do të zhvillohet me datë 30 korrik, ndërsa Asani në bazë të votavae të fituara, më shumë se çdo lojtarë tjetër, pritet të jetë edhe kapiten i skuadrës, që do të udhëhiqet pikërisht nga trajneri i Gwangju, skuadrës me të cilën luan edhe Asani.

Futbollisti shkupjan, është i përzgjedhuri i vetëm nga rradhët e skuadrës së Gwangju, drejtuesit e së cilës skuadër edhe përkundër ofertave të shumta të arritura në adresë të Asanit, nuk e lëshojnë dot atë, duke e llogaritur si pjesë e vlefshme e skuadrës. (infOSport.mk)

Leave a Reply