Ibrahimoviç nga Maqedonia drejt SHBA-ve për të nënshkruar me LA Galaksi!

Qëndrimi i Zlatan Ibrahimovic te Mançester Junajtedi duket se ka arritur fundin e saj dhe se për suedezin po hapet një perspektivë e re.

Sipas asaj që raporton ESPN, Ibrahimoviç është shumë pranë kalimit te skuadra amerikane e LA Galaksi. I njëjti burim njofton se palët kanë arritur madje edhe marrëveshjen. Ibra, i cili aktualisht është një prej futbollistëve më të paguar në Angli, mendohet se do të përfitojë një super pagë te Los Anxheles Galaksi, falë edhe mbështetjes së madhe të sponsorëve të klubit amerikan.

Sulmuesi suedez, i cili u rikthye në fushë në muajin nëntor pas një dëmtimi të rëndë që pësoi në gju prillin e shkuar  ka luajtur vetëm 7 ndeshje në këtë sezon, ndërsa për shkak të shqetësimeve që iu shfaqën sërish në gju, ka qëndruar larg skuadrës dhe pritet që javën e ardhshme të rifillojë stërvitjen.

Me ardhjen e Aleksis Sançez, mundësitë e aktivizimit për ish-sulmuesin e kombëtares suedeze janë zvogëluar shumë dhe LA Galaksi është një mundësi e mirë që 36-vjeçari i cili aktualisht ndodhet në Maqedoni për pushime, të ketë më shumë minuta në dispozicion.

Leave a Reply