EKSKLUZIVE, Struga Trim Lum shumë pranë transferimit të talentit shkupjan, Altin Aliji!

Struga Trim Lum është shumë pranë angazhimit të talentit shkupjan, Altin Aliji, që aktualisht figuron si lojtar i FC Ballkanit nga Suhareka.

Alliji është një emër i njohur në futbollin tonë vendor, teksa i njëjti kishte luajtur me Makedonija GJ.P, nga e cila skuadër verën e vitit të kaluar ishte transferuar te skuadra e njohur kosovare.

Informacione të besueshme pranë “infosport.mk” bëjnë me dije se palët janë në bisedime të avansuara dhe se kanë mbetur vetëm edhe disa detaje për tu precizuar, që 18-vjeçari edhe zyrtarisht ti bashkohet skuadrës strugane.

Aliji, edhe pse në moshë të re, ai numëron plotë 32 ndeshje dhe 2 gola të shënuar në ndeshjet e Ligës së Parë.

Ai gjithashtu ka qenë pjesë zinxhir e ekipeve përfaqësuese të Maqedonisë, duke fillluar nga ajo U16, deri te ajo U19, për të cilën ka zhvilluar 3 ndeshje.

Nëse gjithçka shkon sipas planeve, Altini atëherë do të pasojë babain e tij, për të luajtur me një skuadër nga qyteti i bukur i Strugës.

Babai i tij, Samiu, viteve të 90-ta kishte luajtur për skuadrën e Vllaznimit të Strugës, që atë kohë garonte në Ligën e Dytë.

Leave a Reply