Mesfushori shqiptar me origjinë nga Kumanova, Ardon Jashari, ka arritur mëngjesin e sotëm në Milano, për t’i kryer testet mjekesore para zyrtarizmit si lojtar më i ri i Milanit.
Pas disa negociatave të mundimshme, marrëveshja mes Milanit dhe Club Brugge u mbyll për 34 milionë euro plus 3 milionë euro bonuse, megjithëse shifra pak më të larta po rrjedhin nga Belgjika, gjë që do ta çonte investimin e Rossonerëve në një total prej 39 milionë eurosh.
Pas arritjes së Jasharit të martën mbrëma në Milano, duke zbarkuar në Linate, mesfushori i ri “kuqezi”, tanimë ka mbërritur në klinikën “La Madonnina”.
Jashari gjatë ditës së sotme do të ju nënshtrohet testeve mjekësore, para se të nënshkruaj kontratën dhe zyrtarisht të konfirmohet si lojtari më i ri i skuadrës së madhe nga Italia.
Kumanovari Jashari, me Milanin pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare, me një pagë vjetore prej 2.5 milionë euro.
