Djali i Harun Isa, Armiri nga Shkëndija huazohet te FK Skopje

Pasi vetëm kohë më parë nënshkroi kontratën e parë profesionale me klubin e tij të zemrës, Shkëndijën, Armir Isa, ndryshe, djali i futbollistit të njohur ndërkombëtarisht, Harun Isa, ka vendosur që të pranojë huazimin te skuadra e Ligës së Dytë, FK Skopje, që sezonin e ri do të udhëhiqet nga Aleksandar Tanevski, njofton “infOSport.mk”.

Armir, i lindur në vitin 2006, me një gjatësi prej 180cm, luan si sulmues krahu, por i njëjti gjithashtu mund të luaj edhe si qendër sulmues.

Ai kohën e fundit ishte stërvitur edhe me ekipin e parë të Shkëndijës së Tetovës, pjesë e së cilës skuadër është që nga fëmijëria.

Ai te skuadra e vendlindjes së tij ka kaluar të gjitha grupmoshat, ndërsa tashmë i njëjti në kërkim të një minutazhi më të madh, por edhe kalitjes në futbollin e seniorëve, ka vendosur ti bashkohet skuadrës së Skopjes, aty ku së fundmi kanë zbarkuar shumë futbollistë të rinj, madje edhe shqiptarë.

Një ndër ata, është edhe Almir Pogragja, i cili gjithashtu te Skopje do të luaj në formë huazimi nga rradhët e Rabotniçkit. (infOSport.mk)

Leave a Reply