Arb Manaj dhe Drita e mbyll me avantazh pjesën e parë (VIDEO)

Drita e Zekirja Ramadanit po avanson me rezultatin 1:0 kundër Shkëndijës së Jeton Beqirit në ndeshjen e xhiros së katërt në grupet e Ligës së Konferencës, njofton “infOSport.mk”.

45 minutat e para në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë i vendosi goli i Arb Manajt në minutën e 21-të, që përfitoi nga një harkim i Besnik Krasniqit nga goditja e lirë.

Pas këtij goli, Shkëndija tentoi të kundërpërgjigjet, por pa rezultat, kjo pasi aksionet e tyre përfundonin vetëm para 16-të metërshit të Dritës.

Shkëndija në këtë pjesë ekzekutoi 4 rivënie nga këndi, mirëpo në anën tjetër është Drita që po avanson, e që ndodhet drejt historisë më të re.

Ndryshe, atmosfera në “Fadil Vokrri” është e zjarrtë, ndërsa për këtë po kontribuojnë tifozëritë e të dyja skuadrave që meritojnë lëvdata për atë që po japin në tribuna. (infOSport.mk)

Leave a Reply