Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj me shumë mundësi gjatë merkatos së janarit do të largohet nga rradhët e skuadrës së Lacios, pjesë e së cilës është që nga viti 2021.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është lënë jashtë listës së Serie A, por edhe të çdo kompeticioni tjetër.
Shkodrani nuk është grumbulluar nga trajneri Mauricio Sarri as për ndeshjen e Kupës së Italisë, ku Lazio do të luajë sonte përballë Milanit, duke “zyrtarizuar” në njëfarë mënyre mbylljen e bashkëpunimit që para kohe.
Kujtojmë se kontrata e shqiptarit me kryeqytetasit italianë, është e vlefshme deri në verën e vitit 2026. Por për të mos e humbur me parametra zero, klubi “lacial” do të mundohet të gjejë blerës që në dimër.
Hysaj gjatë këtij edicioni me fanellën e Lacios, ka regjistruar vetëm 3 paraqitje.
